Futboll Sport

“Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin, sezonin e ardhshëm”

Paul Breitner tha se Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin në sezonin e ardhshëm, pasi gjermani beson se braziliani i PSG-së është i gatshëm të shkojë në kryeqytetin spanjoll.
Neymar kaloi nga gjigantët e La Liga-s, Barcelona, për te PSG si një transferim rekord botëror (222 milionë euro), në gusht të vitit të kaluar, por ai vazhdon të jetë i lidhur me një kalim sensacional te Real Madridi.

26-vjeçari, i cili u kthye në Paris javën e shkuar, për të filluar fazën përfundimtare të rimëkëmbjes nga operacioni i këmbës, thuhet se është më pak i lumtur me jetën në “Parc des Princes”. Dhe Neymar është i detyruar për real Madridin e Zinedine Zidane, sipas ish-mbrojtësit dhe 66-vjeçarit, Breitner.

Ky i fundit, që fitoi dy tituj të La Liga-s gjatë tri viteve të tij në “Santiago Bernabeu”, i tha televizionit gjerman “Sport 1”: “Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin, sezonin e ardhshëm”. Ylli brazilian ishte pjesë e festimeve në “Stade de France”, ku PSG mundi inferiorët e Les Herbiers në finalen e “Coupe de France”.

Neymar shënoi 28 gola në të gjitha garat, para dëmtimit të tij, për PSG, këtë sezon. Pavarësisht dominimit të vazhdueshëm në vend, PSG ra përsëri në Europë, duke u rrëzuar nga Liga e Kampionëve në 1/8 finale, ndaj Real Madridit.

Related posts

E PABESUESHME/ Fognini thyen parashikimet, triumfon në Meksikë

Isa.Autor

Marrëdhënia Ze Maria – Tirana, klubi bardheblu vendos për trajnerin

Sadik.Autor

RISI PËR PJESËN E MBETUR TË SEZONIT NË SERIE A/ Tri planet e Piolit, ja si Milan mësyjnë titullin…

Delo.autor

Leave a Comment