Futboll Sport

MERKATOJA E VERËS/ Studimi zbulon blerjet E GODITURA dhe ato të GABUARA

Analiza e parë e CIES (kompania që vëzhgon dhe studion futbollin) është përqendruar te merkato e verës dhe më saktësisht te transferimet më të mira duke parë raportin, çmim-cilësi.

Në vend të parë është Thibaut Courtois, që u transferua nga Chelsea te Real Madrid. Sipas CIES, “Los Blancos” duhet të paguanin 23 milionë euro më shumë, sipas vlerës reale të lojtarit, ndërsa nga ana tjetër studimi thonë se Chelsea pagoi 45 milionë euro më shumë sesa është vlera reale e zëvendësuesit të tij Kepa Arrizabalaga.

Në vendin e dytë të “blerjeve të goditura” është Rodri Hernandez, të cilin Atletico e mori nga Villarreal për 25 milionë euro, ndërsa sipas CIES, vlera e tij është 46.9 milionë euro.

Podiumi i kësaj renditje speciale kompletohet nga Bryan Cristante, të cilin Atalanta e bleu përfundimisht duke paguar 20 milionë euro më pak se duhej.

Po Cristiano Ronaldo? Studimi tregon se Juventus ka fituar 11 milionë euro, sepse pagoi 105 milionë euro për portugezi që vlente 116.

Mes blerjeve më të leverdishme të verës figurojnë edhe Fabinho, Nainggolan, Torreira dhe Zaza.

Siç thamë, në vendin e parë të blerjeve mbi vlerë ishte Kepa Arrizabalaga, ndërsa podiumi kompletohet me Riyad Mahrez, për të cilin, sipas CIES, City ka paguar 28 milionë euro më shumë seç duhej, ndërsa PSG bleu Thilo Keher nga Schalke për 37 milionë euro, vlera e të cilit ishte 17 milionë euro.

Në “kolonën e kuqe” figurojnë edhe Yerry Mina, Alex Meret, Joao Cancelo, Javier Pastore, Abdou Diallo, Jeferson Lerma dhe Danny Ings.

Dhjetë blerjet më të goditura: 1.Courtois (+22 mln euro), 2.Rodri (21), 3.Cristante (19), 4.Fabinho (18), 5.Lenglet (14), 6.Nainggolan (12), 7.Torreira (11), 8.Ronaldo (11), 9.Zaza (10), 10.Lafont (9)

Dhjetë blerjet mbi vlerë: 1.Kepa (-44 mln euro), 2.Mahrez (28), 3.Kehrer (19), 4.Mina (18), 5.Meret (17), 6.Cancelo (17), 7.Pastore (16), 8.Diallo (16), 9.Lerma (15), 10.Ings (14).

Related posts

KAOS TEK MILAN/ Mbyllet aventura e Boban, ja çfarë pritet të ndodhë me Maldinin

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi shitet te sheikët e Newcastle, Suning i ka vendosur çmimin. Eksperti: Do bëhet klubi më…

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga nuhatja taktike tek stili i lojës, ja sekretet e Mauricio Poçetinos

Delo.autor

Leave a Comment