Futboll Sport

Skandal në Portugali, Porto korrupton portierin kundërshtar…

“Helm” dhe polemika në garën për titullin në Portugali mes Porto dhe Benfica. Kur mbeten edhe tre javë nga fundit “dragonjtë” kanë dy pikë avantazh ndaj “shqiponjave”, por vjen një lajm i bujshëm nga Prokuroria e Përgjithshme e Portugalisë.

Hetuesit kanë hapur një çështje në lidhje me një tentativë të Portos për të korruptuar portierin e Maritimo, Amir Abed Zadeh, kundërshtari i ardhshëm i bardhebluve.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta “A Bola”, denoncimi ka ndodhur nga burime anonime, por ekzistojnë provat se Zadeh dhe një ndërmjetës i Porto janë takuar dhe ky i fundit ka ofruar 200 mijë euro për numrin 1 të Maritimo, i cili duhet të favorizonte fitoren e “dragonjve”.

Duke qenë se Zadeh nuk i paska pranuar paratë, atëherë Porto ka nisur presione për të aktivizuar portierin e dytë Charles, me ndikimin e menaxherit Pedro Pinho, i lidhur prej vitesh me Porton.

Krahas Zadeh, flitet se Porto ka tentuar të korruptojë edhe drejtuesit e Maritimo duke i propozuar faljen e 1 milionë eurove, të cila ky klub ia ka borxh badhezinjëve nga blerja e portierit Marega.

Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen nga gjykata, Porto rrezikon një skualifikim shembullor në këtë që mund të jetë skandali më i madh në historinë e kampionatit portugez.

Related posts

GOLI/ Fantastik Cobinah, Tirana kalon në avantazh ndaj Bylisit

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Flamurtari. Rezultati 2-0

Delo.autor

Pochettino i trembet INTERIT/ Tottenham nuk është favorit, Spalletti mes më të mirëve në…

Isa.Autor

Leave a Comment