Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Basti” i Guardiola: Sane do të bëhet si Giggs!

Pep Guardiola pret që Leroy Sane të bëhet një futbollist edhe më i mirë sesa është aktualisht. Sulmuesi Sane u shpall futbollisti i ri më i mirë i sezonit në Premier League teksa dha një ndihmesë të madhe për ekipin e Manchester City që u shpall kampion i Anglisë.

Gjithsesi, trajneri spanjoll mendon se pavarësisht nga niveli i lartë që ka arritur 22-vjeçari gjerman, ai mund të përmirësohet më tej në të ardhmen, ashtu si ka bërë Raheem Sterling.

Guardiola tha: “Kryesorja është që Leroy të ketë qëndrueshmëri gjatë ndeshjes. Një futbollist i ri, ose dy lojtarë të rinj mund të luajnë mirë për një periudhë të shkurtër, por kur e bëjnë në shumë ndeshje radhazi, atëherë është e shkëlqyer. Cilësia e tij nuk vihet në diskutim, i duhet vazhdimësi.”

Më pas, trajneri i City shtoi: “Sane ka arritur një nivel të kënaqshëm, por në të ardhmen ndoshta do të bëhet më i mirë dhe mund të krahasohet me Giggs. E bukura është se Sane dhe Sterling nuk kanë mbushur 24 vjeç dhe kjo më bën shumë entizuast për të ardhmen.”

Related posts

JEMI NË EURO 2024! Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani

F.autor

FORMULA 1/ Hamilton: Kjo ishte gara më e keqe, gomat kushtëzuan gjithçka

Sadik.Autor

PAS LARGIMIT NGA STOLI I MILANIT/ Gattuso merr “faturën” e dështimit për në Champions, ja sa milion euro i fal klubit

Delo.autor

Leave a Comment