Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Legjenda e Arsenal pendohet që nuk iu bashkua Manchester United

Legjenda e Arsenal Emmanuel Petit ka zbuluar se është penduar që nuk iu bashkua Manchester United.

Mesfushori francez kaloi pesë vite në Premier League, tek Arsenal dhe Chelsea.

Ai fitoi dopietën me Topçinjtë në 1998 nën drejtimin e Arsene Wenger dhe konsiderohet si legjendë e klubit.

Por fituesi i Kupës së Botës ka pranuar se do të kishte pasur dëshirë të luante nën drejtimin e Sir Alex Ferguson në Old Trafford.

“Po, mund të kisha luajtur te Manchester United. Jam penduar që nuk e bëra.

“Mund të kisha luajtur me Giggs, Scholes etj. Disa lojtarë të mëdhenj.”

Petit gjithashtu ka zbuluar sesi Paul Scholes ishte kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur.

47-vjeçari tha: “Më pëlqen shumë Liverpool, sidomos tani.

“E adhuroj Klopp dhe do të kisha pasur dëshirë të luaja nën drejtimin e tij. Ai është i mrekullueshëm.”

Related posts

DY NDESHJET E MBETURA/ Frikë për Partizanin e braktisur. Ja situata aktuale në kampion e kuq

Delo.autor

Befasia/ Raiola gati të anulojë kontratën e Donnarummas me Milanin

Q.Autor

SKANDALI/ “Duhet të vdesësh, ti e babai yt”, djali i Igli Tares reagon për mesazhet kërcënuese (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment