Futboll Sport

Edon Hasani mbylli sezonin e vështirë në Iran: Ju tregoj të ardhmen time

Edon Hasani është një nga futbollistët shqiptarë në diasporë. Ai është flamuri i Shqipërisë në Iran, aty ku mbajti veshur për pesë muaj fanellën e Sepahan-it në Iran. U largua me shumë bujë nga Vllaznia, në momentin që kësaj skuadre i duhej më shumë, pasi kuqeblutë luftonin dhe vijojnë që të luftojnë për qëndrimin në Superiore.

Por, Hasani preferoi që të largohej, pasi ishte një kontratë që nuk mund ta refuzonte. Misioni në Iran, në elitën e futbollit të këtij shteti, do të ishte i vështirë për të. Por, ai ja doli me sukses, pasi me fanellën e Sepahan-it arriti që të qëndrojë në elitën e futbollit të këtij shteti, ku kjo skuadër nuk e preku fundin, rënien nga kategoria, por qëndroi mes më të mirëve dhe do të garojë sezonin e ardhshëm sërish në të njëjtin kompeticion.

Edon Hasani ndjehet i lumtur për këtë arritje, normalisht, sepse së bashku me shokët e skuadrës e arritën misionin dy javë para se të mbyllej kampionat. Tashmë, me përfundimin e kampionatit i ka përfunduar edhe kontrata, të cilën shkodrani nuk e ka ripërtërirë për vitin e ardhshëm.

I kontaktuar nga Eduasportin.com, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Kukësit tregon se si qëndron e vërteta për të ardhmen e tij, por edhe vështirësitë që përjetoi në Iran.

“Dje ishte ndeshja e fundit me fanellën e Sepahan-it, pasi mbaroi kampionati këtu në Iran. Gjithashtu dhe kontrata ime përfundoi, kështu që nuk do të rinovoj për vitin tjetër. Rëndësi ka që objektivi me këtë skuadër u arrit me sukses. Kur erdha, rrezikonte që të binte në një kategori më poshtë, por ne e siguruam qëndrimin dy javë përpara mbylljes së sezonit. Normalisht, Sepahan-i qëndroi në elitën e futbollit iranian. Të them të vërtetën, ky ishte një nga vitet më të vështira të këtij klubi, por rëndësi ka që shpëtoi prej rënies nga kategoria”.

Related posts

“Ylli” i Arsenalit gol të jashtëzakonshëm, “zhduket” topi nga shpejtësia (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri. Nis pjesa e dytë, rezultati 1-0

Delo.autor

PAS TRANSFERIMIT/ “Pendohet” Buffon: Do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment