Futboll Sport

Notat/ Shkëlqejnë Kosta e Kuadrado tek Juvja, Handanoviç e Vesino më të dobëtit për Interin

Juventusi arriti të fitonte me një përmbysje të çmendur derbin ndaj Interit, ndërkohë që sipas notave të “ëhoscored.com”, i shkëlqyer ka qenë krahu i djathtë i bardhezinjve, me notat 8.5 për Kuadradon, dhe 7.8 për Duglas Kostën.

Të vlerësuar edhe Higuain e Dibala në sulmin e ekipit të Alegrit, ndërkohë që Barzali merr një vlerësim të ulët, edhe prej autogolit të shënuar.

Tek Interi, më i miri në fushë ishte Ikardi, që shënoi edhe golin e barazimit. Por, lënë për të dëshiruar Vesino, që u ndëshkua me të kuq që në fillim të ndeshjes, pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Manxukiç, por edhe Handanoviç, i cili edhe pse bëri disa pritje fantastike, pësoi një gol shumë të lehtë nga Kuadrado, gol që do çonte në barazimin e përkohshëm 2-2.

Related posts

RUSI 2018 Higuain, Dybala e Icardi në Botëror/ Sampaoli e zbulon më 14 mars

Q.Autor

Rekordi “i zi” i Kombëtares/ Ja sa është numri i tifozëve në “Elbasan Arena”

Isa.Autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ U largua pas shpalljes kampion me Tiranën, futbollisti i bashkohet Dinamos

Delo.autor

Leave a Comment