Futboll Sport

Gola, kartona, VAR e spektakël. Juve përmbys në frymën e fundit Interin

Juventus ia doli të fitojë derbin e Italisë ndaj Interit, me shifrat 2-3 në San Siro. Zonja e Vjetër bëri një ndeshje të çmendur, por në fund mori 3 pikë të vlefshme për luftën e titullit. Ata kaluan që në minutën e 13-të me Kostën në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë, zikaltrit mbetën me 10 veta, pas një kartoni të kuq të Vesinos.

Në fund të pjesës së parë, Juventusi shënoi sërish, por arbitri anuloi me VAR për një pozicion offside. Më pas, me fillimin e të dytës, ishte Ikardi dhe një autogol i Barzalit, që përmbysën avantazhin e bardhezinjve, dhe po shkonin drejt fitores.

Por, vetëm në çastet e fundit, ishte Kuadrado me një gol të bukur, dhe Higuain me kokë, që përmbysën sërish. Në fund, Juventusi doli fitimtar dhe vazhdon drejt luftës për titull.

Related posts

“PASH ERIKSENIN E VDEKUR…”/ Sulmuesi i Barcelonës rrëfen momentin e tmerrit gjatë Europianit: Ndjeva se…

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN POLAK/ Mesfushori shqiptar shënon dy super gola në tre minuta (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E “DEMIT” NË DILEMË/ Lautaro refuzon Arsenal-in, largohet nga Inter-i vetëm për 3 skuadra

Delo.autor

Leave a Comment