Futboll Sport

SUPERLIGA SHQIPTRE/ Luftë për mbijetesën dhe dita e… titullit

Luhet Europa, mbijetesa dhe titulli kampion. Dy ndeshjet e para të ditës së sotme, që zhvillohen për llogari të javës së 31-të të Superiores, janë ato që “luhen për hall”. Në Durrës zhvillohet një finale për qëndrimin në elitë dhe Teuta është thuajse e plotë. Mungon Amir Bilali i pezulluar me kartonë, ndërkohë që së fundmi ka pasur një shqetësim mesfushori Burhan Mustafov. Rikthehet formacioni i zakonshëm, me Hrkac që e ka kaluar dëmtimin dhe sot kërkohet vetëm fitorja.

Kamza nga ana tjetër ka problemet e saj. Racic, Idrizaj dhe Imeri janë shqetësimet e stafit teknik, por alternativat nuk mungojnë. Frashëri ka shlyer pezullimin me gjobë dhe është përzgjedhur titullar. Kapiteni Plaku do të jetë udhëheqësi i skuadrës në këtë sfidë delikate. Po aq e rëndësishme është edhe ndeshja në Shkodër mes Vllaznisë dhe Laçit. Kuqeblutë luajnë për mbijetesën dhe objektivi i vetëm janë trë pikët. Por edhe kurbinasit kërkojnë të fitojnë dhe të ngjiten në vendin e katërt, që të çon në Europë. Gjoka e ka skuadrën e plotë, kurse Laçit i mungon Eskerda.

Në Korçë luhet titulli kampion. Skënderbeu në rast fitoreje me Kukësin matematikisht merr titullin e tetë në histori, i shtati në tetë sezonet e fundit. Daja i ka të gjithë lojtarët, pasi edhe Shehi është rikthyer, por jo vetëm. Ali Soëe gjithashtu do të jetë titullar, së bashku me James. Kukësi nuk ka Shametin, por Pacult kërkon t’u prishë festën korçarëve. Pas fitores me Luftëtarin kjo do të jetë shumë e rëndësishme për skuadrën verilindore, pasi diferenca me gjirokastritët është vetëm 4 pikë.

Related posts

Lazio e “burgos” me kontratë të re, Milinkovic-Savicit i dyfishohet paga

Isa.Autor

VIDEO/ 3 lojtarë kundër 100 fëmijëve, e pabesueshme çfarë ndodh

Q.Autor

SEZONI MË I MIRË NË KARRIERË/ Roshi merr të gjitha meritat për ndeshjen ndaj Arsenal Tula

Delo.autor

Leave a Comment