Basketball Sport

NBA/ Boston në gjysmëfinale, Golden State “leksion” New Orleans

Boston është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e play off-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 112-96 ndaj Milwaukee në çerekfinalen e shtatë. Një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Celtics, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në pjesën e parë. Horford dhe Rozier realizuan nga 26 pikë secili, duke bërë diferencën në parket, mbështetur edhe nga tatum me 20, duke bërë që të mos ndihet mungesa e Irving. Për Milwaukee u dallua Middleton me 32 pijkë, por që mbetën për statistikë.

Ndërkohë që në Lindje luhen ende ndeshjet çerekfinale, në Konferencën e Perëndimit kanë nisur takimet gjysmëfinale dhe sot ekipi kampion i Golden State mposhti me lehtësi 123-101 rivalët e New Orleans në përballjen e pare. Një ndeshje që ishte një formalitet pëer skuadrën e Warriors, që u shkëput mbi 30 pikë, duke e dominuar lojën në çdo moment. Sërish nuk u aktivizua Curry, ndërkohë që më të mirët në parket ishin Thompson me 27 pikë e Durant me 26 pikë e 13 rebaund (Green realizoi një triple double, 16 pikë, 15 rebaund e 11 asist).

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale

1-8, Toronto – Washington, (4-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, 112-96 (4-3 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (4-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (3-3 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz

Golden State – New Orleans, 123-101 (1-0 me ndeshje)

Related posts

NDODH EDHE KJO/ “Trajneri i Vitit”: Kapiteni i JUVENTUSIT nuk ka votuar për…

Isa.Autor

“Lumë” trajnerësh për Vllazninë, vetëofrohet një trajner kampion

Sadik.Autor

LAMTUMIRË ATLETICO/ Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

F.autor

Leave a Comment