Futboll Seria A Sport

Milani synon riformatimin, ka katër objektiva në merkato e verës

U mendua se ky do ishte viti i revolucionit për Milanin, por blerjet e bëra në verë nuk rezultuan të suksesshëm për kuqezinjtë. Një ndër të vetmit që ka bindur është Calhanoglou dhe padyshim edhe Bonuci që njihet për vlerat e tij. Por 7 herë kampionët e Europës duket se po mendojnë për afrime të tjera në merkaton e verës.

Përqendrimi do jetë për të marrë lojtarë italianë dhe që mund të garantojnë për të ardhmen. Në mbrojtje për krahun e majtë synohet Darmian i Manchester United që gjithashtu është një objektiv i Juventusit. Në mesfushë mendohet një emër që më tepër është një ‘ëndërr’ është Verratti. Në sulm priten oferta për dy lojtarë si Belotti dhe Chiesa që pritet të formojnë treshen me Suson. Një Milan i madh në letër po projektohet, por sa do ia arrijnë kuqezinjtë të ofrojnë këta lojtarë në verë na mbetet të presim.

Related posts

BOTËRORI PËR KLUBE NDRYSHON FUTBOLLIN/ Njihuni me rregulloren e re…

Isa.Autor

BARCELONA-ATLETICO/ “Pleshti” turpëron Oblak me “panenka” dhe realizon golin numër 700 (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool i frikshëm/ Salah, Mane dhe Firmino ka shënuar plot…

Sadik.Autor

Leave a Comment