Gossip Sport

Bukuroshja Costanza Caracciolo “tradhton” Bobo Vierin me …Interin

Costanza Caracciolo, e fejuara e Bobo Vierit, është një tifozë e zjarrtë e Interit. Edhe pse partneri i saj, ish-bomberi i të dyja skuadrave që u përballën këtë të shtunë në derbin e Italisë, mbetet fans i Juves, ajo nuk ka asnjë dyshim për zgjedhjen e saj.

Bukuroshja e ekranit italian ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me bluzën zikaltër, të cilën e shoqëron me mesazhin. “Secili mbështet skuadrën që do, forza Inter!”. Rezultati i derbit të Italisë, që u mbyll mes shumë polemikash, për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit, sigurisht që nuk i ka pëlqyer Costanzas, por të pakën ajo mund t’i ngushëllojë fansat zikaltër me fjalët e saj të ëmbla.

Related posts

FUTBOLLISTËT më të PAGUAR në BOTË/ A triumfon RONALDO ndaj MESSIT pas transferimit tek Juve?

Isa.Autor

VJEN NGA ITALIA/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit

Delo.autor

KORONAVIRUSI LË PASOJA TEK 3 LOJTARËT E KOMBËTARES/ Ja çfarë iu ka nodhur tek ekipet e tyre

Delo.autor

Leave a Comment