Bundesliga Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Shkarkohet trajneri i skuadrës së njohur të Bundesligës, ja arsyeja…

Tashmë është zyrtare skuadra e Shalkes ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Manuel Baum. Kjo vjen si pasojë e humbjes të së shtunës ndaj Fraiburgut me rezultatin 0-2, por edhe me një seri prej 10 ndeshjesh negative nga vetë ish-trajneri Baum i cili mori detyrën në fund të shtatorit pas shkarkimit të David Vagner.

Klubi i Shalkes ka emëruar teknik të skuadrës Hub Stivens i cili e merr këtë detyrë për herë të katërt. Holandezi 67-vjeçar do t’a drejtojë klubin së bashku me ndihmësin e tij Majk Buskens.

Njoftimin e shkarkimit të Manuel Baum e ka dhënë vetë klubi nga Gelsenkirshen nëpërmjet faqeve të tyre në rrjetet sociale me anë të anëtarit të bordit të Shalkes Johen Shneider, ku ka falënderuar teknikun në këto ndeshje që përshkoi në drejtimin e klubit:

“Ne falënderojmë Manuel Baum për përpjekjet e tij të palodhshme dhe i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij personale dhe profesionale.”

Shalke noton në ujëra të turbullta këtë sezon duke mos parë dritë në fund të tunelit, ku renditet në vendin e fundit të Bundesligës në kuotën e 4 pikëve, ku nuk ka arritur ende të marrë një fitore në këtë kampionat në 12 sfida të kampionatit, ku ka barazuar 4 dhe humbur 8.

Related posts

Dzeko drejt Chelseas, Roma gjen zëvendësuesin te Fiorentina

Q.Autor

Formula 1/ Nuk e ka nisur mbarë, por Hamilton betohet për Mercedes

Sadik.Autor

Mbaron “aventura” europiane, Shkupi joshet nga titulli kampion

Isa.Autor

Leave a Comment