Futboll La Liga Sport

Ish-ylli Madrilen: Real Madridi duhet ta mundi Barcelonën për ti rikthyer nderin klubit

Barcelona mund të sigurojë titullin e La Ligës sonte në një ndeshje kundër Deportivo La Corunas, dhe Clarence Seedorf ka ripërsëritur mendimin e tij se Real Madridi duhet të performojë garë të ndershme për rivalin e saj.

Trajneri holandez shpreson se do ta udhëheqë Deportivo La Coruna drejt mbijetesës në La Liga këtë sezon, dhe mendon se Barça meriton të respektohet nga Reali, skuadra tek e cila e kaloi një pjesë të karrierës si futbollist.

“Jam madrilen, por edhe ambasador i UEFA-s, fair play është i rëndësishëm, garda e nderit është gjest i bukur”, ka thënë Seedorf në një konferencë për media para ndeshjes kundër Barcelonës.

“Mendoj se bëhet zakonisht në Spanjë dhe është gjest për të rinjtë, në mënyrë që ata të mësojnë respekt dhe është me rëndësi që ekipet dhe lojtarët më të mëdhenj ta bëjnë këtë”, shtoi ai.

Related posts

TIRANA-APOLONIA/ Kampionët e Superiores do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Po shkëlqen me Interin, por e ardhmja e Joao Cancelos mund të mos jetë zikaltër

Sadik.Autor

Dy muaj nga fillimi i Botërorit, ‘avullojnë’ 1,7 milionë bileta në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment