Futboll Premier League Sport

Mourinho sinjale dashurie skuadrës: Jam gati për këtë vendim me ta

Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Arsenal, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar se është gati të ulet në bisedime me klubin për të rinovuar kontratën. Gjithsesi, portugezi ka pranuar se nuk ka ndërmend të imitojë kolegun e “topçinjve” Arsene Wenger, që qëndroi te skuadra e Arsenal për 22 sezone radhazi. Kjo do të jetë hera e fundit që dy trajnerët do të përballen mes tyre, dy trajnerë që nuk kanë një marrëdhënie të mirë.

“Sot, me presionin e madh që vjen nga rrjetet sociale, është e pamundur që një trajner të qëndrojë për një kohë kaq të gjatë në detyrë në rast se nuk ka sukses. Një trajner mund të qëndrojë për 4-5 sezone, duke u përpjekur që të fitojë një trofe dhe të ketë mundësi të punojë me skuadrën”, tha Mourinho. “Gjithnjë kam menduar për të ardhmen pasi kam nënshkruar për një klub, por sot për sot mendoj për United dhe jam gati të qëndroj për disa sezone këtu”, tha trajneri portugez.

Related posts

Mediat spanjolle: Sadiku i ka bindur që tani të gjithë në skuadër, po afron ora e tij

Q.Autor

PAS 8 VITESH PA HUMBUR NË “CAMP NOU”/ “Shembet” stadiumi i pathyeshëm, Barcelona në situatë të vështirë

Delo.autor

Lorenzo: Rossi më kopjonte kur ishim së bashku te Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment