Futboll Sport

Kampionati i femrave ka padron, nisin tolerimet dhe aty

Nuk është një rastësi, Vllaznia ka fituar sërish titullin kampion të femrave. Skuadra shkodrane e ka dominuar këtë kampionat nga fillimi deri në fund dhe e ka siguruar trofeun, 4 javë para fundit të sezonit. Ky trofe erdhi pas fitores me ekipin e Bilisht me rezultatin 11-0.
Fitorja në Korçë bëri që Vllaznia të siguronte vendin me 48 pikë duke qenë 11 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Kinostudio.

Vajzat e Kinostudios kanë 1 ndeshje më shumë se Vllaznia, çka do të thotë se fitorja e djeshme me ekipin e Bilishtit bëri që skuadra shkodrane të sigurojë titullin e 5-të radhazi duke dominuar totalisht futbollin e femrave. Presidenti Lazer Matija ka siguruar sërish titullin kampion duke marrë trofeun e 10-të të kampionatit të femrave. Vllaznia e nisi nën emrin e Adës së Velipojës më pas kaloi te klubi shkodran.

Fitimi i trofeut të 5-të radhazi vjen dhe me rekorde për skuadrën shkodrane, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet. Ka 16 fitore, 0 barazime dhe 0 humbje. Ekipi shkodran ka shënuar 100 gola dhe ka pësuar vetëm një gol duke patur një golavarazh të frikshëm +99.

Kampionati i femrave nuk ka aspak rivalitet, ndërsa në ndeshjen e djeshme kundër Bilisht Sportit ra në sy sulmuesja Megi Doçi. Ajo shënoi 11 golat për ekipin e saj. Në fakt, një shifër e tillë duket pak e pamundur. Zëra të ndryshëm flasin për tolerime, pasi ajo është në garë për këpucën e artë së bashku me futbollisten e Kinostudios, Cyme Lulaj. Sulmuesja shkodrane ka arritur deri tani në kuotën e 42 golave, por duket se deri në fund të kampionatit do ta thyejë sulmuesen kryeqytetase. Doçi ka në dispozicion 1 ndeshje më shumë, por shpresojmë që gara të jetë e pastër dhe të mos ketë anomali të tilla.

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Dinamo kërkon mrekullinë, në fushë edhe Partizani. Ja sfidat e ditës së sotme

F.autor

Murray shtyn rikthimin në fushë: Nuk jam ende 100% gati

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ylli Cikalleshi protagonist me gol ndaj Erzurum, por humb penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment