Bundesliga Futboll Sport

Talenti kundër eksperiencës/ Dortmundi tremb Bajernin. Ja pikat e forta për ekipet

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, deklaroi se Bajerni nuk do të udhëtojë në Dortmund si favorit për të fituar ndeshje. Një deklaratë disi e çuditshme duke parë traditën bavareze në përballjet direkte me skuadrën e Borusias. Sipas “Skysport”, skuadrat kanë avantazhet e tyre dhe disavantazhet për të dalë të fituar nga kjo supersfidë.

JA PËRSE FITON BORUSIA E DORTMUNDIT

Sulmi vrasës- Në dhjetë takimet e para, Borusia ka shënua 30 gola. Plot shtatë gola më shumë se bavarezët dhe Frankfurti. Në renditjen e golashënuesve, Dortmundasit janë gjithashtu në vend të parë. Jadro Sanço, me 4 gola dhe 6 asiste, dhe Marko Rojs, me 6 gola dhe 3 asiste, ndodhen në katërshen më të mirë. Kapiteni i skuadrës është duke shfrytëzuar momentin e tij të mirë, duke shënuar në 10 javë më shumë gola se kurrë më parë gjatë karrierës së tij.

Larmi zgjedhjesh- Verdhezinjtë janë përforcuar në pozicione në ndryshme gjatë merkatos së verës. Në sezonin aktual janë aktivizuar plot 22 lojtarë gjatë të gjitha ndeshjeve. Një pankinë që premton. Nga 30 golat e shënuar në këtë sezon, 10 janë shënuar pas ndërrimeve. Një tregues për kualitetin e skuadrës, sidomos në fazën sulmuese.

EKSPERIENCA E TRAJNERIT Me Lusien Favre, Borusia ka gjetur një trajner me ide të qarta në lojë që e kanë çuar skuadrën drejt suksesit. Zvicerani e di sesi munden bavarezët. Në dy ndeshjet e fundit ndaj tyre, ai mbeti i pamundur dhe kur drejtonte skuadrën e Gladbahut, një total prej katër fitoresh, tri barazimesh dhe gjashtë humbjesh.

Skuadra e çlodhur- Një faktor shumë i rëndësishëm. Dortmundi luajti ndeshjen e Champions-it ditën e martë. Dhe nesër do të jetë një ditë më e freskët se dita që bavarezët luajtën të mërkurën ndeshjen e tyre dhe do t’i duhet të udhëtojnë të premten nga Mynihu drejt Dortmundit. Ndërkohë që Arjen Roben është në luftë me kohën për t’u rikuperuar nga dëmtimi në gju.

JA PËRSE FITON BAJERNI

Eksperienca në ndeshjet e mëdha- Nuk është hera e parë që Bajerni ndodhet në presion për të fituar një ndeshje të rëndësishme për ecurinë e sezonit. Më shumë se gjysma e aktorëve në fushë janë lojtarë të kombëtares ose talente të padiskutueshëm, të cilët dinë si të luajnë në ndeshje të tilla.

Pritshmëritë e pakta- “Nuk do të udhëtojmë si favoritë në Dortmund, hera e parë pas një kohe të gjatë”, u shpreh Hënes. Presidenti i Bajernit më tej vazhdoi: “Kampionatin do të donim ta fitonim gjithmonë, por nëse nuk mundemi, atëherë nuk kemi çfarë bëjmë”. Bajerni po përgatitet moralisht edhe për një humbje, që në rastin konkret mund të thoshte 7 pikë larg Borusias. Kjo heq një peshë të madhe nga trysnia e lojtarëve, për fitoren e së cilës shumë pak njerëz besojnë se do të arrihet.

Kualiteti individual – Edhe pse forma e skuadrës është e dobët dhe loja ka mangësi në interpretim, në “Sabener Strasse” ka ende lojtarë që mund të luajnë një futboll të nivelit botëror. Në një ndeshje të mirë, Robert Levandovski mund të fitojë i vetëm një ndeshje futbolli. Ky rrezik është i pranishëm në mendjen e dortmundasve, të cilët duhet të bëjnë kujdes ndaj ish-sulmuesit të tyre.

Mbrojtja e dobët e Dortmundit- Sulmi i skuadrës bavareze e ka pasur shumë të vështirë të depërtojë në mbrojtjen e kundërshtareve në këto 10 javët e para të kampionatit. Por Borusia nuk është një skuadër që di të mbrohet mirë, duke menduar më shumë për sulmin. Në një supersfidë të tillë, lojtarët verdhezinj do të kërkojnë të luajnë një ndeshje të barabartë me skuadrën e Kovaçit, duke u dhënë mundësi bavarezëve të kenë më shumë hapësira në lojën sulmuese.

Related posts

RREZIKON EUROPA LEAGUE/ Napoli e pëson në fund, Parma fiton ndeshjen e penalltive

Delo.autor

Ja arsyet pse Higuain do të SHKËLQENTE te Chelsea

Sadik.Autor

ELIMINIMI SHOKUES NË CHAMPIONS/ Barcelona merr vendimin për Valverden, ja si flet presidenti Bartomeu

Delo.autor

Leave a Comment