Futboll Sport

E BUJSHME/ Spalletti pranë SHKARKIMIT, Interi e gjen MENJËHERË trajnerin e ri

Pas rezultateve të dobëta dhe eliminimit nga Champios League, drejtues të Interit po mendojnë për shkarkimin e mundshëm të Luciano Spallettit.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se në shtatë ndeshjet e fundit, të luajtura në pesë javë, rezultatet e klubit zikaltër kanë qenë të tmerrshme.

Ata kanë arritur të ftojnë vetëm një herë, kanë barazuar tri herë dhe kanë humbur tri herë.

Menjëherë mediat italiane kanë shkruar se Antonio Conte po konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Spallettit.

Ka mjaftuar një muaj , që zikaltrit jo vetëm të eliminohen nga Liga e Kampionëve, por të dalin përfundimisht edhe nga lufta për titull,edhe pse janë luajtur vetëm rreth 40 % të ndeshjeve të sezonit.

Tifozët e Interit e kanë drejtuar gishtin kah trajneri Lucaino Spalletti, që edhe vet e ka pranuar se ka gabuar në disa ndeshje me formacionin.

Ndeshja ndaj Udineses do të jetë një test i rëndësishëm edhe për Spallettin, pasi për Interin tashmë po mendohet vendi që të siguron pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Champions League.

Related posts

Real Betis, gati të kthejë Alex Song në La Liga

Q.Autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Vendasit shkurtojnë avantazhin, shënon Baptistao

Delo.autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS/ Kaçe optimist: Nën drejtimin e trajnerit të ri japim…

Delo.autor

Leave a Comment