Futboll Seria A Sport

Lazio me një këmbë në Champions, por i ndodhi diçka shokuese

Lazio ka mposhtur Torinon me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Serisë A. Goli i serbit Milinkoviç i dha fitoren skuadrës së Tares dhe Strakoshës, të cilët janë shumë pranë hipotekimit të vendit të 4-t.

Humbja e zikaltërve ndaj Juves dhe fitorja e të kaltërve, e çoi diferencën në +4, kur duhen edhe 3 javë nga fundi.Në minutën e 15-të, sulmuesi kryesor i Lazios, Çiro Imobile, ka lënë fushën i dëmtuar, ndërsa në të 23-tën, Luis Alberto ka humbur një 11-metërsh që u prit nga Sirigu.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha bëri një paraqitje mjaft pozitive në sfidën e sotme, teksa në minutën e 82-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë për vonesa të lojës.

Related posts

BUNDESLIGA/ Bayerni rikthehet i sezonit të shkuar, tjetër hap fals i Shalkes (VIDEO)

Isa.Autor

PLAS SHERRI TEK FLAMURTARI/ Pa nisur aventurën, Klubi përjashton sulmuesin Sallaku. Ja shkaku…

Delo.autor

DO TË MUNGOJË 4 JAVË/ Ja deklarata e Mbappe pas dëmtimit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment