Futboll La Liga Sport

Valverde tregon sa e komplikuar është ta fitosh titullin në Spanjë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vlerësoi nivelet e motivimit të ekipit të tij, pasi siguroi titullin e La Liga-s të dielën. Një “hat-trick” i Lionel Messit e udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 4-2 ndaj Deportivo La Coruna. Kaq mjaftoi për të vulosur titullin e shtatë kampion në Spanjë nga klubi katalanas në 10 sezone.

Valverde tha se dëshira e lojtarëve për të fituar ishte çelësi i suksesit, i cili u mbyll me titull katër ndeshje pa mbaruar kampionati. “Është mjaft e komplikuar të fitosh titullin në Spanjë. Të gjithë kemi momente kur fitojmë një herë, – tha ai për “Movistar”, – por pjesa e vështirë është të fitosh shumë herë. Duhet ta riaktivizosh veten përsëri e përsëri, pa fund”.

Barcelona mbetet ende e pamposhtur në La Liga, këtë sezon. Valverde u lehtësua për të arritur më në fund titullin dhe tha se ekipi i tij e meritoi suksesin: “Kur ju po e ndiqni një objektiv si titulli gjatë gjithë sezonit, vjen momenti dhe thua: më në fund. Vërtet, më në fund, jemi kampionë.

Mos harroni se La Liga është shumë e gjatë dhe mjaft e vështirë. Na është dashur të kalojmë “dimrin” e ashpër. Nuk jemi dorëzuar nga fillimi dhe kemi arritur mjaft mirë afër fundit, me një diferencë të caktuar. Mendoj se e kemi merituar, sepse kemi qenë më të mirët”.

Valverde, gjithashtu, beson se titulli i La Liga-s është më i vështiri për t’u fituar: “Duket më i vështirë, sepse në Kupë, ose në garat me eliminim, një ditë e keqe të nxjerr jashtë. Këtu, ju duhet të keni një rekord”.

Related posts

PREMIER LEAGUE MERR VENDIMIN: Pronarët që shkelin të drejtat e njeriut do të përjashtohen

F.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat. Renova ngec, por ruan kreun

Delo.autor

Seria A/ Joao Mario nuk është i lumtur tek Interi, kërkon transferimin tek

Delo.autor

Leave a Comment