Futboll Sport

Skena horror në derbin e Stokholmit përleshje në stadium(FOTO)

Suedezët njihen për njerëz të qetë dhe të arsyeshëm, por fotografitë e shkrepura gjatë derbit të Stokholmit tregojnë të kundërtën. Në sfidën kryeqytetase midis Hammarby dhe Djurgardens pati përleshje të dhunshme midis tifozerive rivale. Skuadrat luftojnë për vendin e parë.

Shumica e tifozëve të përfshirë në sherr ishin të veshur me të zeza. Klubet e Djurgardens dhe Hammarby kanë qenë rivale për më shumë se një shekull por nga viti 1960 e në vazhdim tensionet mes dy tifozerive u rritën edhe më.

Që kur klubet luajnë në të njëjtin stadium “Tele2Arena” nga 2013, tensionet janë rritur edhe më. Muamer Tankovic u dha miqve të Hammarby kryesimin në nisje të takimit, por Kevin Ëalker barazoi në të 77 me penallti.Pa Dibba shënoi golin e fitores në fund, duke e çuar Hammarby në krye të renditjes në Allsvenskan, 2 pikë më shumë se sa AIK, një tjetër ekip rival i Stokholmit. Ekipi i Djugardens është në vend të tetë në renditje, pas një nisjeje të keqe.

Related posts

Makthi i çuditshëm i sulmuesit kuqezi: Në Milano më mungonte “deti”

Sadik.Autor

“ALLEGRI DO TË LARGOHET”/ Mediat italiane “ulin” trajnerin e madh në stolin bardhezi

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Lazio. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment