Futboll Premier League Sport

POCHETINO ME “DHIMBJE KOKE”/ Tottenham pa yllin e ekipit deri në dhjetor

Jan Vertonghen do të qëndrojë larg fushave deri në dhjetor pas tërheqjes muskulore, këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Tottenham. Mbrojtësi belg është dëmtuar gjatë fitores 2-0 ndaj Huddersfield në fund të shtatorit.

“jan Vertonghen ka pësuar një tërheqje muskulore ndaj Huddersfield më 29 shtator, që është monitoruar nga afër në 12 ditët e fundit,” shprehet Tottenham.

“Ai tani do të fillojë fazën rikuperuese dhe pritet të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit gjatë dhjetorit.”

Vertonghen ka qenë një pjesë integrale e Belgjikës në Botëror dhe është një nga lojtarët kyçë të Spurs.

Related posts

TËRMET TEK MILANI/ Jo vetëm KALINIC, edhe ANDRE SILVA mund të përfundojë në SPANJË

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Një afrim dhe një mungesë tek Partizani, ja formacioni i mundshëm… (FOTO)

Delo.autor

“RONALDO NJË SHEMBULL…”/ Solskjaer: Van de Bek i mërzitur? Nuk dua lojtarë turivarur në ekip

Delo.autor

Leave a Comment