Futboll Premier League Sport

Flet trajneri gjerman: Salah, pasuesi i Ronaldos dhe Messit

Mohamed Salah mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, si lojtari më i mirë në botë, nëse vazhdon me formën e këtij sezoni. Kështu thotë trajneri i njohur gjerman, Ottmar Hitzfeld. Salah ka qenë në formë elektrizuese për Liverpool, që kur erdhi nga Roma, verën e kaluar.

Egjiptiani ndërkombëtar është emëruar nga PFA si “Lojtari i Vitit” në Premier League, me 31 gola të realizuar në 34 ndeshje, në kampionatin anglez. Ai ka shënuar, gjithashtu, edhe 10 gola në 11 ndeshje të Ligës së Kampionëve, këtë sezon.

Paraqitja e 25-vjeçarit e ka parë atë të lidhur tashmë me një lëvizje drejt Real Madridit, ndërsa Hitzfeld është i sigurt se Salah është i destinuar të arrijë majën e futbollit, nëse e mban formën sportive të këtij sezoni. “Ai ka dribling dhe shpejtësi të pabesueshme, i jashtëzakonshëm për lojën me kundërsulm, – tha gjermani për “T-Online”. – Liverpool ka një lojtar të klasit botëror, si Salah. Ai mund të zëvendësojë Ronaldon dhe Messin, nëse i ruan dhe vazhdon arritjet e këtij sezoni në të ardhmen”.

Related posts

Guardiola e pranon, largohet ylli i Manchester Cityt

Delo.autor

KRASNODAR-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kërkojnë fitoren e parë në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REAL MADRID-ATLETICO/ Kapiteni Koke: Do të jetë derbi i parë pa tifozë, një përvojë e çuditshme por…

Delo.autor

Leave a Comment