Futboll Sport

Irritohet FSHF-ja: Ja si i përgjigjet klubit që e akuzon drejtpërdrejtë këtë institucion

Federata Shqiptare e Futbollit reagon kundrejt klubit të Partizanit. FSHF-ja u është përgjigjur me të njëjtën monedhë të kuqve. Akuzat e tyre se FSHF ndikon në ndeshjet dhe rezultatet e ekipeve me përzgjedhjen e gjyqtarëve nuk janë anashkaluar nga Institucioni më i lartë i futbollit në vendin tonë.

Deklarata – “Duke marrë shkas edhe nga qëndrimi i fundit zyrtar i klubit të futbollit Partizani për ndeshjen e fundjavës në Lushnje, FSHF shpreh keqardhjen e saj për gjuhën vulgare të përdorur, dhe krejtësisht jo fair. Dështimet e sezonit të një skuadre, apo një tjetre nuk mund ti faturohen kurrsesi FSHF-së. Duke qenë se aludohet, dhe shpesh prodhohet alibia që FSHF dirigjon pengimin e Partizanit në arritjen e objektivave të tij, atëherë në suksesin e pesë ndeshjeve radhazi të klubit Partizani para pak javësh, FSHF paska qenë faktor? Këto janë thjesht paragjykime emotive në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Përveç arbitrit në fushë, ndeshjen e gjykon edhe publiku si një futbolldashës, dhe jo në pozitat e një tifozi të sëmurë. Ndaj ne e ftojmë atë (publikun) të shohë takimin e Lushnjes ndaj Partizanit për gjithçka dha ajo ndeshje në fushë, nga ana e të dyja skuadrave, përpara se të gjendet një armik për mosarritjen e objektivit. Çdo rezultat është pjesë e lojës, dhe produkt i përgatitjes dhe performancës, si edhe pashmangshmërisht, edhe fatit për secilën skuadër. Ky është një moment që kërkon më shumë gjakftohtësi dhe përqëndrim në realizimin e objektivave finalë të të gjithë aktorëve të garës. Kjo shërben shumë më tepër, sesa një recetë gjaknxehtësie”, – shkruhet në deklaratën e FSHF-së.

Related posts

“ÇMENDURIA” E MOURINJOS/ 565 mijë euro shpenzime në hotelin luksoz

Isa.Autor

Paul Pogba mungon, Mourinhos i kthehen dy yje ndaj Sevillas

Q.Autor

U INFEKTUA ME COVID-19 NË FESTËN E “SHFRENUAR” TË DITËLINDJES/ Zbulohet gjoba e “majme” për sulmuesin e Napolit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment