Futboll Sport

FIFA zgjedh trembëdhjetë asistentë gjyqtarësh për sistemin VAR

Trembëdhjetë asistentë gjyqtarësh janë emëruar për të mbikëqyrur momentet e diskutueshme të ndeshjeve në Kupën e Botës 2018-të. Komiteti i Arbitrave të FIFA-s, ka zgjedhur 13 arbitra, të cilët do të veprojnë vetëm si asistentë të videove (VAR) gjatë ndeshjeve që do të luhen në kuadër të Botërorit në Rusi.

Kriteret për përzgjedhjen e tyre, u bazuan kryesisht në përvojën si zyrtarë të video-ndeshjeve në shoqatat e tyre përkatëse dhe në garat e konfederatës, përveç pjesëmarrjes së suksesshme që kanë pasur në disa seminare përgatitore dhe konkurruese të FIFA-s. Kurs që i ka ndihmuar të zgjerojnë njohuritë dhe aftësisë e tyre për përdorimin e sistemit të VAR.

Në secilin ndeshje të Kupës së Botës në Rusi, do të ketë një VAR së bashku me tre asistentë, AVAR1, AVAR2, AVAR3.

FIFA ka publikuar listën e gjyqtarëve që do të marrin pjesë në këtë Botëror dhe që ndihmësve të tyre në sistemin VAR. Ndeshja e parë do të luhet më 14 qershor mes ekipit pritës, Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Related posts

BESON TEK YLLI SHQIPTAR/ Trajneri i Southampton: Broja, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart

Delo.autor

LAJM I MIRË/ Formula 1 hap dyert për tifozët, në Mugello 3 mijë bileta në shitje

Delo.autor

DUAN SUKSES/ Klubi i njohur SHQIPTAR merr lajmin e madh, MODERNIZON “shtëpinë”

Isa.Autor

Leave a Comment