Futboll La Liga Sport

Leo Messi flet për Griezmann dhe zbulon merkaton e Barçës

Leo Messi ka dhënë një intervistë pikante për të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”. Mesufshori i blaugranava i ka prekur të gjitha pistat më të nxehta të Barcelona-s. Një prej tyre është firma francezit që luan në sulmin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann me klubin e Barça-s.

Messi foli qartë kur u pyet nëse ai do të kuptohej me francezin në rast se do të niste gjithçka nga formacioni i Barça-s. Në fakt, ai e kualifikon atë si një “lojtar”.  “Unë përherë e kam thënë. Me lojtarë të mirë është më e thjeshtë që të kupthem dhe Griezmann është një nga lojtarët e mëdhenj që po kalon momentet më të mira në karrierën e tij. Trajneri do të jetë i pari që do të shohë se si do të përshtatemi por ai është një futbollist që ne do të kuptohemi”.

Nëse Griezmann mbërrin, pritet që të ketë shumë garë në vijën sulmuese të Barcelona-s. Dhe do të jetë shumë konkurrues me Messi-n, Suarez-in, Dembele-n, Coutinho-n … Leo e ka të qartë, ende nuk është njëqind përqind por: “Kjo do të qartësohet nga trajneri nëse Griezmann mbërrin te ne, por ai nuk është i qartë njëqind përqind, por sigurisht që ne kemi lojtarë cilësorë. Ne duam që të bëhemi ekipi më i mirë në botë ne duhet të afrojmë më të mirët dhe ky është një problem i pronarit”, tha Messi në fund duke lënë të kuptohet se në thelb është dhe çështje financiare, pasi drejtuesit duhet të investojnë për të pasur skuadër me element konkurrues. 

Related posts

Paul Gascoigne duket në formë, dhe kërcen bukur (VIDEO)

Sadik.Autor

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Gjermania mendon largimin e trajnerit Low. “Piketohet” zëvendësuesi

Delo.autor

NGOO NUK MJAFTON/ “Bardheblutë” humbin miqësoren e parë ndaj Alanyaspor

Delo.autor

Leave a Comment