Futboll Seria A Sport

Napoli piketon Conten si pasardhësin e Sarri-t

Stacioni zyrtar radiofonik i Napolit ka pretenduar se Maurizio Sarri mund të kalojë te Chelsea, me Antonio Conte që pritet të shkojë në drejtim të kundërt.

Sarri akoma nuk ka rinovuar kontratën me napolitanët dhe mund të largohet për një shumë 8 milionë euro nëse klauzola aktivizohet deri përpara 31 majit.

Bisedimet janë shtyrë për në fund të sezonit, por mendohet se cikli i tij ka mbaruar dhe trajneri kërkon të vazhdojë diku tjetër.

Tani Radio Kiss Kiss Napoli raporton se Roman Abramovich e kërkon me çdo kusht teknikun te Chelsea dhe është gati të paguajë klauzolën e lirmit.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka filluar të mendojë për pasardhësin e tij dhe raportohet se Conte është objektivi kryesor që mund të shkëmbejë stolin e Sarri-n.

Ish-trajneri i Juventus kërkon të rikthehet në Itali, por do të sakrifikonte një shumë të madhe të rrogës për të shkuar në Napoli.

Related posts

“MË PRIT, ITALI!”/ Mesazhi i Ibrahimoviç, për Milanin apo Interin?

Delo.autor

Januzaj flet për ndërhyrjen horror të De Bruyne dhe ftesën nga Anglia

Sadik.Autor

HUMBJA E PJESËMARRJES NË EUROPË/ Vendimi i CAS bëhet pengesë për Skënderbeun, ja shkaqet

Delo.autor

Leave a Comment