Futboll Seria A Sport

Ngrihen akuza të rënda edhe ndaj Interit pas derbit me Juventusin

Interi është akuzuar për thirrje raciste nga Lega Serie A, me thirrjet që kanë qenë për Blaise Matuidi të Juventusit, kështu që është hapur një investigim nga Prokuroria.Pas 55 minutave lojë të shtunën në Derby d’Italia, të tre të deleguarit të pranishëm në stadium kanë dëgjuar thirrje që shfaqnin diskriminim racor ndaj francezit.

Gjithsesi, sipas rregullave të Serie A duhet të marrin pjesë një përqindje e caktuar e tifozëve që të ketë ndëshkime, dhe teksa të tre delegatët ishin të tre shumë larg zonës nga ku erdhën thirrjet, mund të llogaritet se sa shumë tifozë kanë marrë pjesë.

Si rezultat, Lega Serie A do të marrë kohën e saj dhe më pas do të vendosë nëse do ta dënojë klubin dhe tifozët e Interit apo jo.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Matiudi ka thirrje raciste. Serie A vazhdon të ketë probleme me lojtarët me ngjyrë dhe fatkeqësisht diskriminimi nuk mungoi edhe në “San Siro” të shtunën.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lajmi i keq për Memellin, Skënderbeu humb dy titullarët…

Delo.autor

CIKALLESHI RIKTHEHET TË BËJË “BOMBERIN”/ Sulmuesi i Kombëtares “vrastar” para porte

Delo.autor

E SULMOJNË PËR PESHËN/ Nejmar ironizon: Vesha një bluzë të gjerë

Delo.autor

Leave a Comment