Champions League Futboll Sport

Zidane me dhimbje koke, tre yje luftojnë për një vend në formacion

Formacioni i Real Madridit është më luksozi në botë (jo më kot quhen “Galaktikët”) dhe për këtë arsye Karim Benzema, Gareth Bale dhe Mateo Kovaçiç po luftojnë për një vend në formacion për të luajtur kundër Bayern Munchen të martën në mbrëmje. Dëmtimi i Dani Carvajal dhe Isco tregon se ka hapësirë në dispozicion, por vetëm për njërin prej tyre. Prej këtij momenti, treshja është në harresë ndërsa Zinedine Zidane shkon në korridoret e Valdebebas duke vendosur, se kush duhet të luajë që nga minuta e parë. Secili ka një listë me merita për të shtyrë kandidaturën e tij për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, e pranuar edhe nga vetë ‘Zizou’.

Benzema (53 gola në Ligën e Kampionëve) ka një argument që hap shumë dyer dhe ai është shoku më i mirë i lojtarit më të mirë të “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo. Në Munih, Ronaldo u izolua nga pjesa tjetër e ekipit dhe ai që mund ta ndihmojë atë është nr.9.

Bale (shpejtësia maksimale 35 km/h) apelon te Zidane për shkak të katër golave të tij në muajin e fundit dhe rezultati i ndeshjes së parë favorizon një golashënues. Prania e sulmuesit uellsian në fushë do të jetë një nxitje për të sulmuar.

Kovaçiç (91% pasa të saktë në Champions League) është kandidati më modest. Hyrja e tij në që nga minuta e parë në fushë do të thotë më shumë ekuilibër, më shumë prani në mesfushë dhe një Real shumë vertikal, diçka që është treguar të dëmtojë Bayern. Në krahasim me rivalët ai ka më pak mundësi, por Zidane ka treguar se gjithmonë di të surprizojë dhe në këtë moment ai ka nevojë për më tepër siguri, dhe këtë gjë kroati ia ofron, por vetëm një prej tyre mund të marrë biletën e artë për ta nisur që nga minuta e parë kundër “Los Blancos”.

Related posts

Cristiano Ronaldo te Juventus, Marchisio ka dy fjalë për portugezin

Isa.Autor

Komenti epik i klubit italian për Ronaldon: Mëkat Juve, edhe ne ishim në garë…

Isa.Autor

ZGJEDH GOLAT E KARRIERËS/ Aguero: Më të bukurin e kam shënuar 17 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment