Champions League Futboll Sport

Portieri Alison: Nga Salah duhet të kemi frikë siç kishim ndaj…

Pritja për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve mes Romës dhe Liverpool po rritet. Portieri Alisson Becker, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” nuk e fsheh besimin e tij në lidhje me mundësitë që ekipi i tij ta përmbysë disavantazhin e rëndë 5-2 nga ndeshja e parë.

“Ne e dimë forcën tonë të vërtetë, – tha braziliani. – E dimë se nuk është publiku, si lojtar i dymbëdhjetë, që në shtëpi nuk ka munguar kurrë, ai që mundi 3-0 Chelsea dhe Barcelonën. Natyrisht, mbështetja e madhe e tifozëve na jep siguri, ndaj mendoj se kemi 50% shans për ta kaluar raundin”.

Numri një i Romës ndien rrezik përsëri, sepse do të ketë përballë një ish, Mohamed Salah. “Është e vështirë, – ka pranuar Alisson. – Ai ka talent të natyrshëm dhe tani ka një vetëbesim të jashtëzakonshëm, por ne mund ta ndalojmë duke luajtur si ekip.

Messi është lojtari më i mirë, ndaj të cilit kam luajtur, por tani nga “Momo” duhet të kemi frikë si nga argjentinasi, – shton portieri verdhekuq. – Me paraqitjen në këtë sezon, ai është duke hyrë në garë për “Topin e Artë”, ose të paktën të marrë një vend mes tre më të mirëve”.

Në rast të kualifikimit për në finale të Champions-it, Alisson tashmë e di se çfarë do të bëjë: “Unë kam një bisedë me Perëndinë, do t’i zbuloj se kam një ëndërr të madhe për të përmbushur”. Pasi të përfundojë sezonin me Romën, Alisson do të shkojë për të fituar Botërorin e 6-të me Brazilin:

“Në qoftë se ne duam të fitojmë në Rusi, me ekipin kombëtar, duhet të jemi të gatshëm për çdo gjë. Jemi përgatitur shumë mirë, kemi shumë cilësi, por… favoritët kryesorë janë gjermanët. Spanja, pastaj, është gjithmonë e fortë. Edhe Argjentina, kur vjen koha për të vendosur, rritet. Më vjen keq që nuk është Italia, por për ne kjo do të thotë se kemi një kundërshtar të rrezikshëm më pak”.

Mbetet e paqartë, në fund, e ardhmja e tij, me portierin e ndjekur nga i madhi i Europës, Real Madridi: “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Eshtë logjike që interesi më kënaq. Unë e di vlerën time, jo në të holla, por si një lojtar. E di atë që sjell në ekip, por mendoj vetëm për të tashmen. Se çfarë do të ndodhë më pas, e lëmë atë për më vonë”.

Related posts

Rusi 2018/ Përfundon faza e dytë e shitjes së biletave, ja cilët tifozë dominojnë

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Karabag niset drejt Shqipërisë, ANSI Agolli bën veprimin e papritur (VIDEO)

Isa.Autor

Chelsea kryeson garën për lojtarin më të shpejtë të Championship

Sadik.Autor

Leave a Comment