Futboll Premier League Sport

Befasuese, asistenti i Mourinhos kandidat serioz për stolin e Arsenal

Asistenti i Jose Mourinhos, Rui Faria është përfshirë në listën e trajnerëve që pritet të marrin drejtimin e Arsenal pas largimit të Arsene Wenger në fund të sezonit. Tekniku portugez, sipas “The Sun” është pjesë e listës së 14-të emrave të trajnerëve që janë pikasur për zëvendësimin e francezit. 42-vjeçari, ka punuar me “Special One” që nga viti 2001, fillimisht si trajner fitnessi dhe më pas si asistent i tij.

Besohet që portugezi ka ambicie për të punuar i vetëm në rolin e trajnerit dhe mundësia te Arsenal do të ishte tejet e mirë për karrierën e tij. Përpos tij, për stolin e “Topçinjve” është përfolur edhe bosi i Juventus, Massimiliano Allegri dhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Fillimisht Enrique ishte favorit për të marrë drejtimin e Arsenal, por më pas në garë u fut emri i teknikut të “Zonjës së Vjetër”. Bosi i Juventus është i preferuari në listën e drejtuesve të gjigantëve anglezë. Vetë trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, së fundmi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Serie A drejt një aventure të re në një tjetër kampionat.

Nga ana tjetër, interesi për spanjollin Enrique u zbeh, për shkak të kërkesave të tij të larta për pagën dhe buxhetin për të afruar lojtarë të tjerë në “Emirates Stadium”. Megjithatë, gara vazhdon ende, emra të tjerë priten t’i shtohen listës, mbetet të presim se kujt do t’ja besojnë ekipin për sezonin e ardhshëm drejtuesit e Arsenal.

Wenger dy javë më parë konfirmoi largimin nga “Emirates” pas 22-vitesh.

Related posts

DERBI MILANEZ/ “Kuqezinjtë” kanë shancet të thyejë mallkimin 3-vjeçar, ja rezultatet e fundit

Delo.autor

SHERRI ME SHOKUN E EKIPIT DHE TENSIONI NË NDESHJEN E FUNDIT/ Ylli i Serisë A drejt Juventusit

Delo.autor

“VJEN NJË KOHË NË JETË KUR…”/ U rrit te klubi holandez, futbolllisti me mesazh emocionues lamtumire

Delo.autor

Leave a Comment