Futboll Sport

Skënderbeut i largohen yjet në verë, fiton plot 0 lekë!

Kjo për një arsye të thjeshtë, “yjeve” të ekipit i mbaron kontrata dhe mund të largohen me parametra zero. Enis Gavazaj dhe Sabien Lilaj dalin si futbollistë të lirë në qershor, prandaj dhe klubi korçar nuk gëzon asnjë të drejtë. Për fatin e mirë të futbollistëve, kontrata e tyre mbaron në kulmin e merkatos dhe në momentin më delikat për Skënderbeun. Të dy futbollistët po shikojnë mundësitë më të mira për vete. Menaxheri Shkumbin Qormemeti po punon në pistat e tij dhe dëshiron që t’i transferojë jashtë vendit.

Kjo është dhe dëshira e vetë futbollistëve. Mesfushorët duan të largohen nga Shqipëria, grumbullimi nga Kombëtarja e Shqipërisë ishte një tjetër e mirë që i ndodhi karrierës së tyre, pasi i rritet dhe vlera në tregun e transferimeve. Po Skënderbeu? Në fakt, Skënderbeu nuk do të përfitojë asnjë lekë nga Lilaj dhe Gavazaj, pasi të dyve i mbaron kontrata dhe klubet që duan t’i marrin mund t’i përfitojnë si lojtarë të lirë në tregun e transferimeve.

Klubi i Skënderbeut do të humbasë dy lojtarët e tij pa asnjë përfitim, nëse nuk rinovon me ta, gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë thuajse zero. Kjo për vetë dëshirën e futbollistëve, por dhe për faktin se Skënderbeu nuk dihet se si do të shkojë. Në rast se dënimi mbetet në fuqi, atëherë largimi i boshtit të skuadrës është i sigurt.

Related posts

Tjetër dështim për Inter, objektivi zikaltër zyrtarizon transferimin

Q.Autor

Skedina e çmendur, koeficenti mbi 4500

Q.Autor

Partizani gati për surprizën, të kuqtë shkelin në tokën sllovene (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment