Futboll

Gerti Çarçani: Prioritet i FSHF-së është futbolli i fëmijëve

Gerti Çarçani, njeriu që menaxhon komunikimin e trajnerëve dhe futbollistëve kuqezi me median, deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se “prioriteti i Federatës Shqiptare të Futbollit është futbolli i fëmijëve”.

Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në FSHF u shpreh se puna e tij “nuk janë thjesht njoftimet për mediat apo konferencat, por një punë me të gjitha moshat, për të reflektuar pjesën që futbolli është pasion, sidomos për fëmijët”.

“Duam të çojmë futbollin në çdo cep të Shqipërisë. Prioritet i FSHF-së është futbolli i fëmijëve”, tha Çarçani.

Në lidhje me trajnerin e kombëtares Christian Panucci, tha: “Është shumë rigoroz, por lojtarët tanë luajnë jashtë, janë profesionistë dhe e shikojnë këtë si diçka normale. Me disiplinën, Panucci nuk bën kompromis”.

Related posts

SHQIPTAR ME ZEMËR/ Lë ekipin e tij me 10 lojtarë, Uzuni SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Gjasula: Ishte fitore e merituar, është një mundësi e mirë për…

Delo.autor

Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare? Një tjetër drejtues jep DORËHEQJEN

Isa.Autor

Leave a Comment