Futboll Premier League

City i Guardiola-s, në gjurmët e 5 klubeve “shekullorë”

Manchester City i Guardiola-s mund të bëhet pjesë e grupit ekskluziv të skuadrave “shekullore” europiane, ato që kanë arritur dhe kaluar kuotën e 100 pikëve në një kampionat. Një arritje e realizuar vetëm nga pesë skuadra europiane. A mund t’ia dalë City? Po dhe mund t’i lejojë vetes luksin edhe që të ngadalësojë, duke parë se në 19 ndeshjet e para të kampionatit ka grumbulluar 55 pikë. Nëse do të marrë të njëjtin numër pikësh edhe në fazën e dytë, do të arrijë në 110 pikë, plot pesë më shumë se uellsianët e Barry Town, formacioni që në sezonin 1996-97 ka arritur në kuotën e 105 pikëve dhe që në vitin paraardhës ka grumbulluar 104 pikë.

Këto janë skuadrat e tjera që kanë arritur në kuotën e 100 pikëve:

Celtic Glasgoë (103 në sezonin 2001-02)

Skuadra skoceze ka fituar kampionatin me Martin O’Neill në stol, duke humbur vetëm një ndeshje në gjithë sezonin. Henrik Larsson dhe John Hartson kanë qenë golashënuesit e skuadrës së rekordeve të kampionatit skocez.

Juventus (102 në sezonin 2013-14)

Më mirë se Inter-i i sezonit 2006-07 që është ndalur në 97 pikë. Skuadra e Antonio Conte ka fituar 33 ndeshje nga 38, duke marrë pikë të plota në shtëpi. Shifra të pabesueshme që kanë lënë në hije ato të regjistruara nga Roma, ë syta me 85 pikë (rekord për klubin verdhekuq në kampionat).

Real Madrid (100 në sezonin 2011-12)

Pas katër vitesh, Real Madrid është kthyer të fitojë në Spanjë dhe e ka bërë me Jose Mourinho-n në drejtim. Një ekip rekordesh me 121 gola të shënuar, 46 prej të cilëve nga Cristiano Ronaldo, dhe 9 pikë avantazh ndaj Barcelona-s së Messi-t. Ka qenë skuadra e parë spanjolle që ka bërë një “shekull” me pikë.

Barcelona (100 në sezonin 2012-13)

Barcelona e Villanova-s ka barazuar rekordin e vendosur nga Real Madrid në sezonin paraardhës dhe është kthyer të triumfojë në La Liga. Messi ka qenë i papërmbajtshëm: 46 gola në kampionat.

Related posts

“KUR MESSI PËRFUNDOI FJALËN PO QANIM”/ Di Maria zbulon fjalimin drithërues

F.autor

Kombëtarja përballet me Izraelin/ Njoftim i rëndësishëm nga FSHF-ja për biletat

Isa.Autor

Newcastel-Chelsea/ Zbllokohet sfida, “blutë e londrës” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment