Champions League

REALI NË FINALE/ Gjyqtari spanjoll: Cakir mohoi dy penallti të pastra për Bayernin!

Real Madrid po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat e ndryshme botërore.
Edhe sonte skuadra spanjolle është duke u kritikuar me të madhe sidomos gjyqtari i ndeshjes, turku Cuneyet Cakir, i cili po thuhet se ka mohuar dy penallti të pastra të Bayernit gjatë kësaj ndeshje.

Këtë e ka thënë edhe gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez , i cili ka thënë se referimi i turkut sonte ishte katastrofal, pasi që ai ka mohuar dy penallti për Bayernin.

Penallti e pastër sipas Gonzalez, ishte prekja me dorë e Marcelos në pjesën e parë.

Edhe pse në dukje të parë duket se dora e Marcelos është e mbështetur në trup, kështu nuk duket pasi vinë xhirimet e ngadalësuara.

Kurse momenti i dytë është ai i Sergio Ramos ku ai godet me këmbë Leëandoëskin e që po ashtu sipas Gonzalez është penallti.

Përpos këtyre dy rasteve diskutabile, Ramos edhe në pjesën e parë kishte rrëzuar Leëandoëskin brenda zonës por që prapë kishte heshtur turku.

Related posts

Real-Bayern/ Ronaldo me statistika të frikshme kundër “babarezve”

Sadik.Autor

KUKËSI “përforcohet” me ish-mesfushorin e Skënderbeut, LILAJ i bashkohet verilindorëve (FOTO)

Isa.Autor

Ja kush janë shtatë lojtarët që kanë veshur fanellën e Bayernit dhe Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment