Futboll Seria A

Superpritjet e Strakoshës, Lazio siguron gjysmëfinalet

Lazio është skuadra e parë që ka siguruar Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Në çerekfinale, bardhekaltrit mposhtën Fiorentinën me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga kapiteni Luliç, që në minutën e 6′.

Titullar në këtë takim ishte edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që për më tepër u bë edhe hero në disa momente, veçanërisht në rastin e pritur ndaj Chiesas.

Kupa e Italisë do të vijojë nesër me derbin e Milanos, që do të startojë në orën 20:45. Fituesja në derbi, do të ndeshet në gjysmëfinale pikërisht me lacialët e Inzaghit.

Related posts

Valverde përkrah Contes: Ai e fitoi titullin sezonin e kaluar

Q.Autor

“Rusi 2018” Brazili “fërkohet” te porta e kundërshtarit, Zvicra në presion 15′ minutat e para

Sadik.Autor

FITOI KUPË E BOTËS/ Griezmann zbulon vendimin më të vështirë të karrierës

Isa.Autor

Leave a Comment