Futboll Seria A

Benevento shpreson te qëndrimi, merr ish mesfushorin e Tottenhamit

Ka marrë vetëm 1 pikë në 18 javët e para të Serisë A (atë ndaj Milanit në barazimin 2-2), por Benevento beson ende te qëndrimi mes më të mirëve. Skuadra e ngjitur vetëm këtë vit në Ligën e më të mirëve, në Itali është duke punuar për të realizuar të paktën 3 afrime, të kërkuara me ngulm nga trajneri De Zerbi.

Fillimisht Benevento ka zyrtarizuar mbërritjen e ish mesfushorit të Tottenhamit, Sandro, që së fundi ka luajtur për Besiktasin dhe do të vijë i huazuar që nga fillimi i janarit. Krahas tij, pritet edhe nënshkrimi me ish mbrojtësin anësor të Juventusit, Paolo De Ceglie, por edhe qendërmbrojtësi francez Billong.

Me këto lëvizje, drejtuesit e Beneventos kanë ndërmend të luajnë shanset e tyre për të qëndruar në Serinë A.

Related posts

PROTESTA E TIFOZËVE TË BAZELIT/ Qindra prej tyre e ndoqën sfidën me Partizanin në monitorin jashtë stadiumit

Delo.autor

KAOS NË SERIE A/ Napoli nuk niset drejt Torinos, rrezikohet ndërprerja e kampionatit

Delo.autor

Borusia e Dortmundit rrëmben sulmuesin e Çelsit, Roma mbetet thatë

Q.Autor

Leave a Comment