Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK PËSON GOL PREJ TRE NDESHJESH RADHAZI/ Rikthehen dy lojtarë, Kastrioti kërkon të surprizojë “demat” e Partizanit

Kastrioti ka marrë për herë të parë këtë kampionat dy fitore radhazi, duke treguar se po shkon drejt konsolidimit të plotë në këtë fazë delikate të kampionatit. Ajo që ngroh edhe më tepër stafin teknik është fakti se skuadra prej tri ndeshjesh radhazi nuk pëson gol.

Të qetë në klasifikim, me një distancë sigurie nga zona e ftohtë (+11 pikë), të besuarit e Ramazan Ndreut do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë përballë Partizanit të shtunën në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës. Në javën e parë të këtij kampionati krutanët e mposhtën Partizanin me shifrat 2-1 dhe tashmë duan të përsëritin suksesin.

Në favor të tyre, krahas faktorit fushë, janë edhe rikthimet e të dëmtuarve me kontingjentin që është thuajse i plotë, paçka se qendërmbrojtësi Silvestër Shkalla do të mungojë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Kukësit. Stadiumi “Loro Boriçi” ka rezultuar një fushë e mirë për krutanët, pasi kanë marrë 4 pikë në dy ndeshje të zhvilluara në këtë stadium, por në të dyja takimet, si për koincidencë, janë ndëshkuar me të kuq Neziri ndaj Vllaznisë dhe së fundmi Shkala kundër Kukësit.

RASTËSIA – Kastrioti në 18 javë ka marrë 3 penallti kundër dhe dy prej tyre në përballjet me të kuqtë. Të dy 11-metërshat që janë dhënë në favor të Partizanit janë kontestuar nga stafi teknik i Kastriotit, që ka protestuar ashpër qoftë në Kamzë apo edhe në “Selman Stërmasi”. Megjithatë, këtë herë në kampin krutan shpresojnë të mos merren më me episode për gjykimin, por të bëjnë më të mirën në fushën e lojës.

RIKTHIMET – Abaz Karakaçi ishte ndër të parët që pasi u rikuperua nga dëmtimi, shpalli “divorcin” me krutanët, por dokumentacionin nuk e tërhoqi nga klubi. Kjo ka bërë që mesfushori ta rishikojë vendimin dhe që prej së hënës është rikthyer sërish në stërvitje me Kastriotin. Në këtë mënyrë, të paktën deri në fund të majit, do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e trajnerit Ndreu.

Duke qenë se vjen nga një dëmtim, do t’i duhet kohë që të rikthehet në 100% të formës. Ndërkohë, rikthim i rëndësishëm është edhe ai i mesfushorit Arbër Basha, i cili u mendua se do të largohej, por sërish është pjesë e skuadrës. Basha ka pasur pak hapësira, por gjithsesi tashmë trajneri Ndreu do ta ketë sërish të gatshëm.

Related posts

I DHA FITOREN MILANIT/ Flet Higuain: Ja kush më bindi që të vij këtu

Isa.Autor

NJË EPISOD I PAZAKONTË/ FSHF ndalon lojtarët të flasin për Panuccin, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

Maxi Lopez: Kam qenë “dado” e Leo Messi!

Q.Autor

Leave a Comment