Futboll Sport

Klubi i Skënderbeut mëson verdiktin e Apelit të UEFA-s, në fundjavë

Ende nuk është bërë i ditur vendimi i Komisionit të Apelit pranë UEFA-s.Javën e kaluar u zhvillua seanca dëgjimore, ku përveç drejtuesve dhe lojtarëve aktualë të ekipit korçar, dëshmuan fizikisht dhe në lidhje direkte disa ish-lojtarë, si Liridon Latifi, Hamdi Salihi dhe Berndard Berisha.

Sipas rregullores, vendimi zyrtar duhet të dalë brenda javës pasardhëse, pra brenda kësaj jave, kështu që deri në fundjavë korçarët do të mësojnë, nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut jashtë Europës, apo do të marrë një vendim tjetër.

Në klubin korçar janë pesimistë dhe nuk presin një vendim ndryshe nga i mëparshmi. Drejtuesit e Skënderbeut kanë shpresa vetëm te KAS-i për të fituar pafajësinë.

Related posts

SHET NAPOLIN PËR 700 MILIONË EURO/ De Laurentis do i përkushtohet klubit të Serisë C…

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E SETIEN/ Barcelona nuk e do, largon mbrojtësin me çdo kusht!

Delo.autor

ÇLIROHET VALVERDE/ BARÇA rikuperon Malcom, gati për PSV-në në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment