Futboll Seria A Sport

Gonzalo Higuain: Kemi “vrarë” Serie A

Goli i tij në minutën e 89-të të ndeshjes Inter-Juventus mund të rezultojë vendimtar për titullin kampion të bardhezinjëve…

“Atë top e ndjeja që do të shkonte në rrjetë. Kur je me të vërtetë i bindur mendoj se gjithçka mund të realizohet, – thotë Higuain. – Ishte thelbësore të fitonim ndaj Inter, në minutat e fundit të ndeshjes në “San Siro” ishim të vetëdijshëm se do të vendosej titulli.”

Më pas, sulmuesi argjentinas tha: “Mendoj se përmbysja që bëmë ndaj Interit e vrau Serie A.”

“Il Pipita” përgëzon shokët e ekipit: “Bashkimi që ka grupi jonë dhe besimi te njëri-tjetri na jep mundësinë të realizojmë objektivat. Në këtë pikë të sezoni nuk vlen forca fizike, por përgatitja psikologjike dhe vullneti për t’u sakrifikuar për njëri-tjetrin. Duam t’i fitojmë të katër ndeshjet e mbetura.”

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo me shokë ndryshuan fatin e Antonio Conte-s. Rrëfimi te miqtë e tij…

Delo.autor

PRAPASKENA/ U nis te Roma, përfundoi te Barcelona; Malcom e kërkoi edhe Real Madridi

Isa.Autor

PËRBALLJA ME TIRANËN/ Kukësi kalon në avantazh, vendos një autogol i Vangjelit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment