Basketball Futboll Sport Të tjera

MANOVRAT E PILOTIT/ Zbardhen detajet, pronari i helikopteri nuk kishte çertifikatë për…

Piloti që e drejtoi helikopterin me të cilin po udhëtonte Kobe Bryant, ishte i certifikuar të fluturonte me ndihmën e instrumenteve, edhe në kushte të vështira atmosferike.

Megjithatë, kompania për të cilën ai punonte nuk e kishte këtë të drejtë, rrjedhimisht helikopteri s’duhej të ishte nisur fare atë ditë.

Kur helikopteri me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë u rrëzua në një kodër plot mjegull në Los Angeles të dielën, piloti i cili po tentonte t’i shmangej reve nuk e kishte autoritetin ligjor ta drejtonte atë helikopter me instrumentet e tij sepse pronari i helikopterit nuk e kishte certifikatat e nevojshme federale, shkruan New York Times.

Island Express Helicopter, që e kishte në pronësi atë Sikorsky S-76B, ishte i certifikuar nga Administrata Federale e Fluturimit vetëm për udhëtime në kushte të mira atmosferike – të paktën tre milje dukshmëri e qartë dhe pa mjegull.

Kompania nuk ishte e certifikuar që piloti i saj ta drejtojë helikopterin me instrumente, ka thënë Kurt Deetz, pilot dhe ish-menaxher i sigurisë në këtë kompani.

Helikopteri i kishte instrumente e sofistikuara të cilat Administrata Federale e Fluturimit i ka aprovuar dhe piloti Ara Zobayan ishte i certifikuar të fluturonte me to. Por, për shkak se kompania s’ishte e certifikuar për këtë, piloti nuk kishte të drejtë të udhëtonte në kushtet në të cilat ishin atë ditë në Los Angeles.

Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese mjegulle, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në formë “U-je” në ta majtë që më pas rezultoi fatale e kësaj tragjedie.

Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në menjëherë në flakë.

“Ne e dimë se helikopteri u përplas shumë dhunshëm në tokë”, tha anëtarja e NTSB, Jennifer Homendy.

Homendy tha se mjegulla dhe dukshmëria e dobët e raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për të marrë fund.

Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mund të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë pranë me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë.  Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.

Një mesin e gjërave që u shpëtuan nga vendi i ngjarjes ishte një iPad, që hetuesit shpresojnë të ketë qenë i pilotit për informata lidhur me motin dhe rrugëtimin e fluturimit.

Related posts

E PABESUESHME/ Angli-Zvicër do të TRANSMETOHET BARDHEZI, ja aryeja e veçantë

Isa.Autor

PASARDHËS PËR IBRAMOVIÇ DHE ZHIRUNË/ Milani fiksohet pas Armando Brojës

F.autor

PSG HUMBET SHKËLQIM/ Galtier me mesazh të qartë: Duhen përforcime

F.autor

Leave a Comment