Champions League Futboll Sport UEFA

Pallotta i tërbuar: E pamundur të vazhdojmë pa VAR-in

As gjysmëfinalja e dytë e Championsit mes Romës dhe Liverpoolit nuk u shpëtoi polemikave të arbitrimit dhe si gjithmonë ata që ankohen janë të eliminuarit. Presidenti i Romës, James Pallotta, reagoi tepër i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes, duke e drejtuar gishtin nga trupa e arbitrimit, me kryesor Skominën.

“Nuk ishte pozicion jashtë loje ai i Dzekos, ndërsa goditja e El Shaarawy-t u ndal me duar e për rrjedhojë duhej ndëshkuar me karton të kuq kundërshtari. Është emergjente përdorimi i teknologjisë edhe në Champions.”

Sigurisht, që para se hidhte akuzat ndaj arbitrave, Pallotta përgëzoi Liverpoolin për kualifikimin në finale, por sipas numrit 1 të klubit Roman, nëse vendimet do të ishin të drejta, përfundimi mund të kishte qenë krejt tjetër.

“Në radhë të parë duhet të komplimentoj Liverpoolin për finalen, por është e papranueshme ajo që ndodhi. Të gjithë e panë, përveç arbitrave. Në rastin e goditjes së El Shaarawy-t, përveç 11-metërshit, duhej akorduar karton i kuq për mbrojtësin, pra për 30 minuta Liverpooli do të luante me një lojtar më pak. E kuptoj që është e vështirë të arbitrosh në perfeksion, por është e pamundur që të vazhdojmë pa VAR-in.”

Related posts

VAZHDON FORMËN E SHKËLQYER/ Sinjali i radhës për Rejën, vjen goli i pestë në kampionat për Vrionin (VIDEO)

Delo.autor

NGA PORTA NË SULM/ Ja formacioni më i mirë në Bundesliga me blerjet e merkatos së verës…

Delo.autor

PAMJE PREKËSE/ Homazh drithërues, Leicester kujton të paharrueshmin Vichai (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment