Futboll La Liga Sport

Mourinho “tradhton” Ronaldon, tregon se kush është më i miri

Jose Mourinho i ka dhënë një goditje Cristiano Ronaldos duke pretenduar se sulmuesi brazilian që mbante të njëjtin emër është Ronaldo më i mirë sipas tij.

Dyshja kishin punuar së bashku te Real Madridi, ndërsa marrëdhëniet në fund nuk ishin të mira sa që flitej se ata ishin afër rrahjes në pas një ndeshje në vitin 2013. Të dalim në temë. Në një dokumentar të përgatitur për legjendën e futbollit, të ndjerin, Sir Bobby Robson, ku në të ishte pjesë edhe Mourinho, ai tha se sulmuesin brazilian Ronaldo është më i mirë.

Në filmin e karrierës së Robson si një lojtar dhe si trajner, Mourinho deklaroi: “Ronaldo Nazario, më i miri Ronaldo, ndonjëherë!”.Sulmuesi kishte nënshkruar me Barcelonën kur trajner ishte Sir Bobby. Ai erdhi nga PSV për 13.2 milionë funte në vitin 1996.

Ronaldo brazilian e fitoi tri herë ‘Topin e Artë’, ndërsa portugezi pesë herë. Mourinho e përshkruan sezonin e Ronaldos te Barcelona, ku shënoi një rekord të klubit me 47 gola.

“Asnjëherë nuk kam parë ashtu, nuk kam parë kurrë të njëjtën gjë. Ishte viti më i mirë për Ronaldon”.“Ai [Robson] ishte si një baba për të”.“Ai e kuptoi personalitetin e djaloshit brazilian, duke i dhënë liri dhe duke e lejuar të luante në fushë”.“E mbajë mend Bobbyn, një person vdes, kur vdes personi i fundit që e kujton”, ka thënë Mourinho.

Related posts

TOMORI FITON MES GURËVE/ Goditen portieri dhe fizioterapisti. Ja çfarë ndodhi në Delvinë

Delo.autor

Derbi i Londrës/ Chelsea synon fitoren e 6-të rresht, West Ham gati t’i prishë punë!

Isa.Autor

LIVE/ Kategoria I, Grupi B: Telashe për Bylisin, rihapet ndeshja dhe mbetet me 10 lojtarë

Isa.Autor

Leave a Comment