Futboll Seria A Sport

I bie pishmanit, lojtari i njohur: Dua të rikthehem te Interi

Gabriel Barbosa është rikthyer të jetë edhe njëherë protagonist në Brazil, ku po luan rregullisht me Santosin dhe po ndihmon skuadrën drejt rezultateve pozitive. Sulmuesi brazilian në pronësi të Interit, foli për aventurën e tij te zikaltrit dhe pranoi se dëshiron të rikthehet edhe njëherë në ‘San Siro’, por këtë radhë për të luajtur dhe për të treguar vlerat e tij në fushë.

“Te Interi kalova një periudhë mjaft të mirë në aspektin e rritjes, pasi mësova shumë gjëra mbi futbollin. Kam keqardhje që nuk luajta sa duhet dhe nuk arrita të përmbush pritshmëritë që ishin ngritur ndaj meje. Ndjek shpesh ndeshje të Interit në televizor, është e vërtetë”, tha ai.

E mendoni rikthimin?

“Patjetër që po, pasi unë jam lojtar i Interit. Pres që të përfundojë sa më mirë periudha e huazimit te Santosi, për të diskutuar më pas për të ardhmen time. Do të rikthehesha me kënaqësi te Interi, por këtë herë për të luajtur dhe për t’i shërbyer skuadrës. I uroj shumë suksese zikaltërve dhe falënderoj shumë edhe tifozërinë, që më ka mbështetur pa masë. Dua që një ditë t’ua shpërblej besimin ndaj meje”, perfundoi ai.

Related posts

91 VITE HISTORI/ Luftëtari ngjitet si kryesuese në Kategorinë e Dytë, Murlani bën historinë

Delo.autor

JUVENTUS-TORINO/ Ronaldo titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U RIKTHYEN NË CHAMPIONS/ Tifozi serb ZHVESH LAKURIQ lojtarin e Crvena Zvezdas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment