Futboll Premier League

Mourinho dorëzohet para milionave të Man.City: Blen mbrojtës me çmim sulmuesi

Manchester United i thotë praktikisht lamtumirë titullit në Premier League, pas barazimit me Burnley (2-2). “Djajtë e Kuq” janë 12 pikë prapa Manchester City dhe mund të jenë 15 të tilla, nëse Guardiola mund Newcastle. “Nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me lojtarët e mi”, – komentoi José Mourinho.

Trajneri portugez beson se Manchester United duhet të shpenzojë më shumë para, në qoftë se do të ruajë nivelin e ekipit të udhëhequr nga Guardiola: “Manchester City ka blerë mbrojtës me çmimin e sulmuesit. Nuk mjafton, nuk është e mjaftueshme, – tha ai lidhur me 286 milionë paundët, që Manchester Unitedi ka shpenzuar në merkato që prej mbërritjes.

– Kur thoni një klub si Manchester United, a mendoni se Milani, Real Madridi dhe Interi nuk janë aq të mëdhenj sa ne? Duhet të bëjmë dallimin mes klubeve të mëdha dhe ekipeve të mëdha të futbollit. A nuk është Tottenham një klub me histori të njëjtë si ne? Arsenali dhe Chelsea, nuk kanë përgjegjësi për ta fituar titullin?” – shprehet Mourinho.

Related posts

LIVE/ Real-Barcelona: Suarez “qëllon” Realin me panenka

Delo.autor

“ELIMINIMI NGA CHAMPIONS ISHTE GODITJE E RËNDË”/ Mbrojtësi Skriniar: Titulli? Kampionati është më i ekuilibruar se vitet e fundit dhe…

Delo.autor

Bentia: Real Madrid? Më shqetëson më shumë Pjanic

Sadik.Autor

Leave a Comment