Kategoria Superiore Shqipëri

Vllaznia liron Hasanin, lejëkalimi jepet kundrejt 1.5 milionë lekëve

Vllaznia i hap rrugën largimit të Edon Hasanit te Sepahani dhe në këmbim kursen disa miliona lekë për arkat e klubit. Më në fund çështja e shumëpërfolur në Shkodër është mbyllur, me klubin që ka marrë dëmshpërblim financiar për largimin e lojtarit, ndërsa 25-vjeçari nga ana e tij do të jetë më në fund në gjendje që të aktivizohet me klubin iranian.

Pas afro dy javëve pezull, më në fund çështja u zgjidh pas akordit të drejtuesve të klubit me futbollistin, që me rrogën prej 400 mijë lekësh të reja ishte një prej më të paguarve të ekipit. Për prishjen e njëanëshme të kontratës, Edon Hasani hoqi dorë nga tre rrogat e prapambetura, për një total prej 1,2 milionë lekë.

Kësaj shifre i shtohet edhe gjoba me vlerë 300 mijë lekë të rinj e vendosur nga klubi kuqeblu ndaj lojtarit për largimin pa leje dhe firmosjen me një tjetër skuadër pa djeninë e drejtuesve. Mesfushori pranoi termat e vendosur nga Vllaznia, duke sakrifikuar 1,5 milionë lekë të reja nga kontrata e firmosur në fillim të sezonit.

Kjo edhe për faktin se nga transferimi te Sepahani, ku firmosi për një vit e gjysmë, Edon Hasani do të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon. Kalimi në Iran ishte një lëvizje e madhe për futbollistin, si në aspektin ekonomik, ku përfitimet janë më të mëdha se në kampionatin shqiptar, por edhe në aspektin sportiv.

Related posts

STADIUMI I RI I KUKËSIT/ 3.2 milion euro të investuara, Duka është penduar?

Delo.autor

PRITET LARGIMI NGA KLUBI/ Josa në “ajër”, sot takim vendimtar te Kukësi për të ardhmen

Delo.autor

PRITET TË DEBUTOJË NË FUNDJAVË/ Arrihet marrëveshja, Rei Manaj transferohet te Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment