Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Raul Gonzalez shkon te Tottenhami…

“Legjenda” e Real Madrid, Raul Gonzalez, i bashkua Tottenham Hotspur në stërvitjen e ditës së enjte, si pjesë e kualifikimit të tij si trajner.

40-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2015, takoi ish-shokun e ekipit të tij Fernando Llorente, teksa Tottenham po përgatiste ndeshjen kundër WBA.

Bashkë me Raul, si pjesë e kursit gjashtë javor për licencën UEFA “A” ishin edhe Xabi Alonso dhe Marcos Sena. Kjo licencë do t’i jap atij mundësinë të drejtojë ekipe moshash dhe të jetë zëvendës, ndërsa për të drejtuar në ligat më të rëndësishme duhet licenca “UEFA Pro”.

Gjatë këtij kursi ka lëndë që mësojnë menaxhimin, ushqimin, psikologjinë dhe mjekësinë sportive, krahas përgatitjes tekniko-taktike.

Related posts

NIS PËRFORCIMET E MËDHA/ “Katalanasit” në negociata me yllin e Dortmund, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

KA KËRKUAR LARGIMIN NGA PSG/ Draxler transferohet tek ekipi MODEST në…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Portieri Berisha: Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment