Futboll Premier League Sport

Mourinho ka bindur James Rodriguez, që të shkojë te Manchester United…

Futbollisti që Real Madrid ka huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez, ka shprehur dëshirën për të kaluar te Manchester United, pasi ka pasur një bisedë me Jose Mourinho, me të cilin ka menaxherin e përbashkët Jorge Mendes.

Rodriguez iu bashkua Bayern Munich në verën e kaluar, si pjesë e një marrëveshje për huazimin dy-vjeçar, pasi nuk arriti të gjejë një vend si titullar në Madrid, ku u transferua nga Monaco në vitin 2014.

Kolumbiani gjeti një formë të mirë në Gjermani dhe ka shënuar shtatë gola, ka dhënë 13 asiste në 36 ndeshje të luajtura, përfshi edhe golin në gjysmëfinalen e kthimit kundër Real Madrid në “Bernabeu”.

Ai ka bindur drejtuesit e Bayern që të paguajë 40 milionë euro për blerjen e tij, por vetë futbollisti i ka bërë një kërkesë klubeve që të plotësojnë dëshirën e tij për të shkuar te Manchester United.

Pas Kupës së Botës 2018 do të mësohet përfundimisht e ardhmja e tij…

Related posts

VIDAL E MORATA/ “Maestro” Pirlo provon të rikthejë… shoqërinë e vjetër

Delo.autor

“Magjistari” Messi shuan shpresën e Atleticos për titull. Barcelona +8 (VIDEO)

Q.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ TEUTËS/ Flet mesfushori Batha: Ishim ne superiorë, kemi shanse për ta rrëzuar…

Delo.autor

Leave a Comment