Bundesliga Futboll Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ E ardhmja e Haaland, Borussia Dortmund merr vendimin për norvegjezin

Eling Haaland kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

E ardhmja e sulmuesit ka shumë mundësi të jetë në Spanjë, ku e duan Barcelona dhe Real Madrid.

Borussia Dortmund është gati të arkëtojë një shumë të madhe për kartonin dhe në këto orë ka bërë të ditur se nuk do ta lërë lojtarin të largohet në merkaton e janarit dhe se do të provojë ta mbajë me çdo kusht.

Ja çfarë ka thënë drejtori ekzekutiv Hans-Joachim Ëatzke për Der Spiegel:

“Haaland nuk do të largohet në janar. Nuk ka mundësi. Kush do të pranonte ta shiste sulmuesin më të mirë europian gjatë merkatos së dimrit kur nuk është e nevojshme? Vitin e ardhshëm do të jetë e vështirë ta mbajmë. Pavarësisht nga kjo duam ta bëjmë dhe do ta provojmë në çdo mënyrë”.

Related posts

KASTRIOTI-TEUTA/ SUPER GOL nga goditja e dënimit, Bregu zhbllokon sfidën për “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT/ Kallaku gati të bëjë “regjisorin”. Reja duhet të vendosë për 4 emra

Delo.autor

“I DRUHESHA SULMIT TË KUKËSIT”/ Flet trajneri Jonuz: Fituam se shënuam rastet tona, më duhet të rregulloj…

Delo.autor

Leave a Comment