Bundesliga Futboll Sport

Bayern Munchen synon të thyejë rekordin dhjetëvjeçar të Werder Bremen

72-vjeçari iu afrua rekordit që një javë më parë kundër Eintracht Frankfurt, ku aktivizoi 5 lojtarë nga të rinjtë dhe njëri prej tyre e dërgoi sferën në rrjetë. Nuk mund të kishte debutim më të bukur për Niklas Dorsch, i cili hapi serinë e golave, me bavarezët, që fituan me rezultatin e thellë 4-1.

Kundër Frankfurt, Heynckes mendoi më tepër për ndeshjen me Real Madridin, ndaj vendosi të linte pushim disa titullarë, por tani që gjithçka ka marrë fund dhe bavarezët u eliminuan dhe kampionatin e kanë fituar, me siguri ai do ta kërkojë këtë rekord. Aktualisht nga ekipi i parë i Bayern nuk ka shënuar vetëm mbrojtësi Juan Bernat, që pritet të largohet në verë. Pjesa tjetër përveç portierit Ulreich, kanë shënuar të gjithë. Në këto dy ndeshje të mbetura për të thyer rekordin, por edhe për t’u dhënë një shans me ekipin e parë pritet, që Jupp t’i aktivizojë sërish lojtarët e rinj.

Related posts

NEYMAR I BEFASUAR/ PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit

Delo.autor

“FUTBOLL I SËMURË”/ Ja akuza e RËNDË e klubit italian pasi CAS-i fali Milanin

Isa.Autor

“DRIDHET” INTERI/ Dy titullarët e rëndësishëm me të ardhme të pasigurt

F.autor

Leave a Comment